JEPET MASA E SIGURISE PER BASHKIM TELIN

Arrest me burg pa afat per Bashkim Telin, 69 vjecari qe vrau bashkejetuesen e tij Suzana Shemuni ne Shkoder. Gjate seances te drejtuar nga gjyqtarja Izabela Radovani, Bashkim Teli ka shfaqur çrregullime gjate deshmise se tij. Ai ka thene se e ka vrare gruan e tij sepse ajo i kerkonte shpesh here llogari per pensionin. Donte te dinte se ku i shpenzoja parate dhe i donte ajo per vete.

Disa here ia kam dhene ndersa kete here nuk foja t’ia jepja. Ajo u nervozua dhe filloi te ngrinte zerin. Me pas kam humbur kontrollin dhe e qellova ne koke me çekiç. Kuptova pas pak se kishte humbur jeten dhe dola nga banesa. Prokurori Vat Staka kerkoi arrest me burg pa afat per shtetasin Bashkim Teli ndersa avokati i caktuar kryesisht Agim Martini e la ne dore te gjykates. Gjykata vleresoi te ligjshem ndalimin e shtetasit Bashkim Teli dhe vendosi masen e sigurise arrest me burg. Autori dyshohet se tashme ka probleme psikike kjo nga sjellja aspak normale e tij ne sallen e gjyqit.

Nga ana tjeter ai ka kerkuar te shtrohet ne spital per shkak te gjendjes shendetesore pasi sipas tij ai vuan nga diabeti dhe nga koliti. Bashkim Teli ka vrare duke e goditur me çekiç ne koke bashkejetuesen e tij Suzana Shemuni.

Lexoni dhe kete

PISTAT E HETIMIT PËR ATENTATIN NDAJ ARMANDO GJINIT

Hetuesit kanë përcaktuar tre pistat e para për atentatin ndaj Armando Gjinit të hënën në …