Wednesday , 4 August 2021

JETA DHE SAKRIFICA E MARIA TUCIT NË NJË DRAMË

Jeta dhe sakrifica e Maria Tucit erdhi mbrëmjen e së mërkurës me anë të një drame në teatrin “Migjeni” të qytetit të Shkodrës. Drama e vendos në skenë nga të rinjtë e famullisë së Bushatit, e kushtuar të vetmes martire femër të shpallur të lumë nga Papa Françesku, Maria Tucit.

Vetë famullitari i Rranxa-Bushat, Dom Dritan Ndoci, tregon qëllimin e kësaj drame.

Maria Tuci nga Mirdita, dha jetën në moshën 20-vjeçare, duke mos u tërhequr dhe përkulur në asnjë çast nga bësimi i saj i krishterë. Drama është filmuar e plotë nga Tv Rozafa.

Lexoni dhe kete

RIKTHEHET JETA E NATES NE SHENGJIN

Këto janë pamjet e Shëngjinit në mbrëmje. Kjo zone turistike është pushtuar nga pushues vendas …