JETESA NE ÇADRA NE ZHEJE TE KURBINIT

Prej 40 ditësh 6 anëtaret e familjes Paloka në Zhejë të Kurbinit, jetojnë në çader pasi banesa e tyre është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Jetësa në këto kushte është është mjaft e vështire për këtë familje në këto ditë të acarta dimri, ndërsa era e fortë po ju rrezikon edhe cadren e vendosur në oborrin e shtëpisë.

Situata më e veshtire bëhet për më të moshuaren e shtëpisë e cila është 88-vjeçe dhe për ti bërë ballë të ftohtit shumicen e kohës qëndron në kasollen e bagetive ku dhe ndez zjarr për ngrohje. Pak metra me larg jeton dhe një çift të moshuarish në çader dhe për këto ditë janë mjaft të vështire.

Në Zheje të Kurbinit janë disa familje që po jëtojnë në çadra, pasi tërmeti i 26 nëntorit ju ka shkatërruar banesat, ndërsa mbështetja e institucioneve për këta banor ka munguar.

Lexoni dhe kete

TREGU I ZDRALES RRETHOHET ME SHIRITA POLICIE

Tregu i Zdrales në qytetin e Shkodrës është rrethuar këtë të marte me shirita policie.Ndërkohë, …