Monday , 26 February 2018

JETMIR KUÇI SËRISH NË RING. MË 8 SHKURT PËRBALLË NJË GREKU

Boksi shqiptar i pasviteve ’90 ka nxjerrë shumë emra të mëdhenj sportistësh. Kampionë si Artur Gavoçi, Besnik Limani, Sokol Buliqi, Besnik Gjetja, Nelson Hysa, Kristian Demaj etj, kanë patur arritjet e tyre por disa janë tërhequr shpejt. Të tjera kanë vazhduar deri në një moshë normale por rasti i Jetmit Kuçit është i veçantë. Kampioni shumëvjeçar i boksit amator në Shqipëri, prej vitesh ka kaluar në boksin profesionist. Dhe ndonëse aktualisht është 40 vjeç, ai vazhdon të bëjë boks. Për këtë arsye, më 8 shkurt do ngjitet në ring. Përballë do të ketë një boksier grek. Gjithçka do të ndodhë në Tiranë në një aktivitet që Federata Shqiptare e Boksit ka vendosur të zhvillojë dhe në kuadrin e ndeshjeve dhe spektaklit që do të zhvillohet, përveç ndeshjeve të boksit amator, do ketë edhe një ndeshje profesionistësh. Kuçi përballë një greku.

Ndeshja do të zhvillohet në sallën sportive “Feti Borova” dhe do të jetë “qershia mbi tortë” e kësaj mbrëmje spektakli. Kësisoj boksieri shkodran do të rikthehet sërish në ndeshjet profesioniste sepse të fundit e kishte zhvilluar para katër vitesh në Hollandë. Kjo tashmë do të jetë e 11-ta teksa më përpara ka rregjistruar shtatë fitore dhe tre humbje. Natyrisht që do të synojë fitoren e tetë muajin e ardhshëm por vetë Kuçi ka deklaruar se nuk do të jetë ndeshja e tij e fundit. Për të, karrierës ende nuk i ka ardhur fundi dhe do të vazhdojë edhe më tej, pavarësisht moshës që ka. Stërvitja e rregullt që zhvillon dhe ana psikologjike janë shkaqet që e bëjnë atë të ndihet mirë dhe jo vetëm kaq. Të kërkojë fitoren e rradhës në ring.

Lexoni dhe kete

FUTBOLL FEMRA, VLLAZNIA FEMRA SIGURON FINALEN E KUPËS

Vllaznia në futboll për femra është skuadra e parë finaliste e Kupës së Shqipërisë për …