Friday , 30 October 2020

“JETO ME SPORTIN” ‘ZBATOHET’ EDHE NË VELIPOJË

“Jeto me sportin” është programi i Bashkisë Shkodër që po zbatohet prej 5 vitesh. Falë këtij programi, shkollat në territorin e Bashkisë Shkodër, po pasurohen me fusha dhe terrene sportive.

Aktualisht, po ndërtohet një terren sportiv për shkollën “Gjergj Vatë Martini” në Njësinë Administrative Velipojë. Është një investim 5.2 milion lekë, i cili do të mundësojë një fushë sportive sipas të gjitha standarteve, me tartan dhe me ambjente edhe për spektatorët.

Përveç se nga nxënësit gjatë orëve të edukimit fizik, ky terren sportiv është një dhuratë edhe për të rinjtë e të rejat e zonës për tu argëtuar në orët e pasdites.

Duke qenë një nga prioritetet afatgjate të Bashkisë së Shkodrës, programi “Jeto me sportin” do të vazhdojë, duke përmirësuar e shtuar terrenet sportive në shkollat në territor.

Lexoni dhe kete

MUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT PËR KANCERIN E GJIRIT

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, në kuadër të mbylljes së muajit të ndërgjegjësimit …