Wednesday , 1 April 2020

“JO HECE NE KAÇINAR TE MIRDITES”

Banoret e Kaçinarit në Mirditë janë të vendosur për të mos lejuar ndërtimin e Heceve në zonen e tyre. Për këtë çështje ata zhvilluan një takim me perfaqesues te “ECO ALBANIA” ku u diskutua per menyren dhe proçedurat e me tejshme që duhet të ndjekin për mbrojtjen pasurise së tyre.

Përmes një petecioni banoret do të kërkojnë shkarkimin e kryepleqve të fshatrave dhe Administratorit të Kaçinarit të cilët sipas tyre nuk po mbrojnë interesat e zonës. Perfaqesuesi i “ECO ALBANIA” Olsi Nika tha se banoret do të ndjekim të gjithë rrugen ligjore për ti shkuar deri në fund kauzes së tyre.

Pak dite me parë banoret e Kaçinarit në Mirditë larguan me force mjetet e firmes që do të niste ndërtimin e HCE-ve në zonen e tyre.

Lexoni dhe kete

POLICIA E SHTETIT VIJON KONTROLLET NË TERRITOR

Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të …