Saturday , 15 August 2020

JONUZ: DO MË PËLQENTE FITORJA NDAJ TEUTËS

Dy barazime 0-0 kanë arritur Vllaznia dhe Teuta në përballjet në mes tyre të këtij sezoni por duket se shkodranët do të tentojnë fitoren e parë ndaj këtij kundërshtari, pikërisht në sfidën e rradhës, atë që do të luhet ditën e dielë në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. I këtij mendimi është shprehur trajneri Mirsad Jonuz para gazetarëve në konferencën për shtyp të kësaj pragndeshje.

Përkthimi: “Çdo gjë është gati për këtë ndeshje dhe me përjashtim të Shtubinës që është i skualifikuar me kartona, të gjithë të tjerët do të jenë të gatshëm. Kemi luajtur dy herë me Teutën dhe kemi marrë dy barazime dhe prapë e shoh Teutën si një ekip të mirë. Ka 2-3 lojtarë shumë të mirë dhe është shumë e rëndësishme që lojtarët e mi t’i markojnë mirë ato. Pas kësaj ndeshje, kemi dy të tjera që do të luajmë në Shkodër, por na duhet të marrim pikë edhe jashtë. Sfidën me durrsakët e shoh si shumë të vështirë, ato kanë 4 pikë më shumë se ne në renditje, por ne do të bëjmë maksimumin për të marrë pikë dhe po ju them se më pëlqen ta fitoj këtë ndeshje. Sa i takon Malotës dhe Shehit që kanë patur probleme shëndetësore, mund të them se ata janë stërvitur me grupin dhe do jenë pjesë e skuadrës për takimin e rradhës. Sa i takon portës, do jetë sërish Laço që do të luajë sepse edhe në Vlorë ai u paraqit mirë dhe do të vazhdojmë t’i besojmë atij. Sa i takon Sherrit, duhet të sillet si profesionist dhe të vazhdojë të punojë fort për të pritur sërish momentin e tij. E rëndësishme është që në dispozicion kam 25 lojtarë dhe secili prej tyre duhet të japë më të mirën për Vllazninë.

Takimi Teuta- Vllaznia do luhet të dielën në orën 17.00 në stadiumin “Niko Dovana” dhe kuqeblutë do të tentojnë të marrim maksimumin e mundshëm nga kjo përballje.

Lexoni dhe kete

ATLETI HELDI VALIKAJ, 3 TROFE BRENDA NJË DITE

Kampionati kombëtar i atletikës për të rritur që u zhvillua dy ditë më parë në …