Saturday , 16 November 2019

JONUZ: KEMI MUNGESA, POR VLLAZNIA DO FITOREN

Pa Gurishtën, Ramadani dhe dy të huaj, Hygor e Gligorov, megjithatë Vllaznia do të synojë fitoren në ndeshjen e rradhës, atë që do të luajë pasditen e së hënës në “Loro Boriçi” ndaj Bylisit. I këtij mendimi është shprehur edhe trajneri Mirsad Jonuz në prononcimin e dhënë për gazetarët në konferencën e sotme për shtyp. Në fjalët e tij, numri 1 i pankinës shkodrane u ka dhënë besim të gjithë lojtarëve, edhe atyre të rinj që do të luajnë nesër.

Përkthimi: “Nesër do të luajmë një ndeshje interesante dhe shumë të rëndësishme për ne sepse luajmë ndaj Bylisit, një skuadër që ka më shumë pikë se ne. Janë gjashtë skuadra që po ndërrojnë vendet me njëra- tjetrën , por ne duhet të kemi vazhdimësinë tonë. Do kemi katër mungesa, megjithatë nesër do të kemi mundësi të aktivizojmë disa lojtarë të rinj. Bylis ka lojtarë që luajnë prej kohësh bashkë, dhe që kanë treguar lojëra të mira dhe kanë arritur të marrin më të mirën si me Partizanin apo edhe Tiranën. Megjithatë unë shpresoj që lojtarët e mi të japin maksimumin dhe pas përfundimit të takimit të marrim tre pikët. Unë mendoj se si Vllaznia e po ashtu edhe Bylis luajnë të njëjtin futboll pak a shumë. Edhe tek ekipi i Ballshit është një trajner nga ish- Jugosllavia, pra është e njëjta shkollë e jona. Për nesër Vllaznia nuk ka asnjë shans tjetër vetëm fitores. Unë besoj se do ta arrijmë një gjë të tillë.

Klubi Vllaznia ndërkohë ka bërë të ditur se shitja e biletave për këtë ndeshje ka nisur që paraditen e së dielës dhe çmimet e tyre do të jenë të njëjta me ato të ndeshjeve të kaluar. Sfida ndaj Bylisit konsiderohet shumë e vështirë dhe për këtë arsye, kuqeblutë kanë kërkuar edhe mbështetjen e tifozëve të tyre për të marrë një fitore që do t’u bënte shumë punë për renditjen.

Lexoni dhe kete

NDËRPRERJA E KAMPIONATIT PËR NDESHJET E KOMBËTARES

Kampionati kombëtar i Superligës këtë javë siç dihet, është ndërprerë për shkak të ndeshjeve të …