Breaking News

JONUZ: SKËNDERBEU I FORTË, POR E MUNDIM SËRISH

Skënderbeu ka bërë paraqitje vërtetë të mira në ndeshje të veçanta të këtij sezoni teksa ka mundur edhe ekipet pretendente për titullin kampion, megjithatë Vllaznia e ka mundur dy herë dhe do të tentojë ta mundë edhe për të tretën pikërisht pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi”.

Trajneri i saj Mirsad Jonuz në prononcimin e tij për gazetarët e ka vlerësuar së tepërmi kundërshtarin, megjithatë ka shprehur besimin e tij se skuadra që drejton, do ia dalë të ta fitojë këtë ndeshje të rëndësishme…

Përkthimi: Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe për Skënderbeun. Skuadra ime vjen pas fitores 4-0 me Luftëtarin. Kam folur pas ndeshjes, kam pasur kritika për lojtarët e mi. Skënderbeu luan një futboll të mirë, ka sulmues të mirë. Çdo herë luajnë me pasime. Kemi luajtur dy herë me Skënderbeun dhe besoj se këtë ndeshje do luajmë mirë dhe do marrim tre pikë. Nëse Vllaznia fiton dhe ngjitet mbi Skënderbeun dhe më pas me vazhdimin e punës tonë do kemi edhe 2 ndeshje të tjera të rëndësishme. Skënderbeu nuk e shoh si rival direkt, kjo ngaqë dy ekipet janë afër me njëri-tjetrin në renditje. Por edhe Laçi e Bylis gjithashtu janë thuajse me të njëjtat pikë. Ndeshja e fundit me Skënderbeun e kemi luajtur shumë mirë dhe ishin tre pikë të rëndësishme të marra jashtë. Janë ata në të njëjtën situatë si ne, por kampionati mbyllet në 15 maj. Çdo gjë është e mundur sepse kemi një grup të mirë. E di se përse është humbur ndeshja me Tiranën dhe Teutën, i kemi analizuar, por tani e kemi mendjen tek ndeshja me Skënderbeun, të cilën duhet ta fitojmë patjetër”.

Ndeshja Vllaznia – Skënderbeu do të luhet të shtunën në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe pritet të jetë një sfidë shumë interesante pasi ajo mund të vendosë jo pak për pretendimet e tyre të mëtejshme në kampionat.

Lexoni dhe kete

KADIJA: MUNGOJNË PASQYRAT FINANCIARE TË K.F “VLLAZNIA”

Mungesa e pasqyrave financiare të vitit 2018-te të cila janë dashur të miratohen nga Keshilli …