Monday , 28 September 2020

JONUZ: TRE NDESHJET E PARA NË SHTËPI, VENDIMTARE PËR NE

Pas stërvitjeve në Ohër, ekipi i Vllaznisë është kthyer sërish në Shkodër, aty ku po i jep dorën e fundit përgatitjeve për gjysmën e dytë të sezonit duke filluar nga sfida e së martës me Flamurtarin. Ekipi duket në gjendje të mirë dhe tre ardhjet e fundit nga merkatoja, kanë ngrohur ambjentin kuqeblu.

Trajneri Mirsad Jonuz në një prononcim për mediat ka deklaruar se këto tre ndeshjet e para të këtij viti janë shumë të rëndësishme për vazhdimësinë e sezonit.

Përkthimi: Stërvitjet në Ohër ishin shumë të rëndësishme për në, zhvilluam tre ndeshje, kemi larguar disa futbollistë dhe kanë ardhur tre të tjerë. Adili e Hristov janë në formën e duhur ndërsa Sidorenko vazhdon të punojë dhe pas 10-15 ditësh do të jetë aty ku duhet. Po punojmë fort për ndeshjen me Flamurtarin që është shumë e rëndësishme për ne. Me ndryshimet e ndodhura në skuadër, gjendja është më e mirë por kam folur me drejtorin teknik dhe administratorin dhe po shohim mundësinë për të marrë edhe një apo dy lojtarë të tjerë prandaj do të presim deri në fund të janarit kur mbyllet merkatoja. Tre ndeshjet e para që luajmë në shtëpi janë shumë të rëndësishme për ne dhe do të tentojmë t’i kalojmë me sukses, megjithatë vëmendja kryesore është e përqendruar tek sfida me Flamurtarin që duhet ta fitojmë patjetër.

Ndeshja ndaj ekipit vlonjat do të luhet të martën në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe me të mbyllet faza e dytë e kampionatit, për rrjedhojë ekipi shkodran do të tentojë ta fitojë me çdo kusht atë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA MIQËSORE ME KUKËSIN TË SHTUNËN NË TIRANË

Nuk kanë fund miqësoret për ekipin e Vllaznisë. Mosnisja ende e kampionatit të ri, ka …