JONUZ: VLLAZNIA NDRYSHE KËTË HERË, DO E MUNDIM PARTIZANIN

Vllaznia do të luajë të hënën pasdite në stadiumin “Loro Boriçi” ndeshjen e rradhës për kampionat dhe këtë herë ajo do të mundohet të korigjojë gabimet e bëra në ndeshjet e kaluara në Shkodër dhe do të kërkojë patjetër fitoren ndaj Partizanit. Kështu ka deklaruar në konferencën e shtypit të kësaj pragndeshje trajneri i ekipit shkodran Mirsad Jonuz.

Përkthimi: “E dimë se çfarë na pret, e dimë se me kë luajmë dhe se si duhet të luajmë. Kjo është ndeshje e rëndësishme si për ne ashtu edhe për Partizanin. Besoj se shpresoj se këtë herë çdo gjë do të jetë në rregull. Kemi tre mungesa, ato të Ramadanit e Hristov që janë të dëmtuar dhe Marku që është me kartona. Por nuk ka rëndësi se kush do të luajë. Ai që do të jetë në fushë, duhet të japë maksimumin , i kemi shumë të nevojshme pikët sepse kështu shmangim plej- autin. Jam i bindur se do të ndodhë kështu. Ndaj Kukësit kemi shpërdoruar raste, por ndaj Partizanit nuk duhet të ndodhë kështu. Ato raste që do krijojmë, besoj se do konkretizojmë dhe do të marrim fitoren”.

Pak kohë më parë, vetë Jonuz është shprehur se me blerjet e bëra në janar, skuadra është më e fortë por në fakt rezultatet nuk janë ato që duhet. I pyetur pse po ndodh kështu, Jonuz ndër të tjera ka përmendur faktin se skuadra vjen nga kategoria e parë dhe i duhet kohë të ngjitet aty ku duhet.

Përkthimi: Jo se jam unë këtu, por dua të them se nuk është e lehtë të rritesh. Të mos harrojmë se kjo skuadër vjen nga kategoria e parë dhe që ta bësh atë kualitative duhen minimalisht dy vite. Objektivi jonë sivjet është të shkojmë në gjysmëfinale të Kupës dhe po ashtu të shpëtojmë nga rënia prej kategorisë. Jam i bindur se do ia dalim ta arrijmë këto objektiva për këtë sezon.Vllaznia i ka kualitetet, por e përsëris, i duhet kohë.Do të bëjmë gjithçka që sezonin e ardhshëm skuadra të jetë aty ku i takon të jetë.

Ndeshja Vllaznia- Partizani do të luhet të hënën në orën 18.00 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe konsiderohet e rëndësishme për të dy ekipet që nuk po kalojnë momente të mira prandaj dhe objektivi i tyre i vetëm në këtë përballje do të jetë fitorja.

Lexoni dhe kete

SHTUBINA: ASNJË NËNVLERËSIM PËR FLAMURTARIN, DUHEN TRE PIKËT

Kampionati i Superligës rikthehet të mërkurën me ndeshjet e javës së 27-të dhe në Vlorë, …