Wednesday , 22 January 2020
Breaking News

JONUZ: VLLAZNIA NË KUPAT E EUROPËS? FLASIM ME 10 MARS

Fitorja ndaj Pogradecit në miqësoren e së shtunës e ka kënaqur trajnerin e Vllaznisë Mirsad Jonuz. Jo aq për rezultatin sesa për gjendjen që ka patur skuadra në fushën e lojës. Për më tepër, kuqeblutë kanë treguar një gjendje të mirë fizike.

Në një prononcim të dhënë për mediat pas ndeshjes, tekniku i ekipit shkodran ka folur jo vetëm për këtë ndeshje por edhe për objektivat e skuadrës teksa ka thënë se deri më 10 mars nuk mund të flitet për Kupat e Europës.

Përkthimi: Sa i përket Vllaznisë dhe asaj që shfaqëm në fushë, mund të them që mbeta i kënaqur. Përgatitja fizike është në nivelet e duhura dhe këtë dua ta veçoj. Sa i përket lojës, natyrisht që është herët për të dalë në konkluzione. Vetë procesi ku jemi nuk të lë shumë hapësirë që të flas më shumë. Ne jemi aktivë në merkato dhe pres të vijë një sulmues që na duhet shumë. Duke parë këtë kontingjent dhe afrimet që janë bërë, unë them me bindje se ky ekip do të shkojë lart dhe ne luftojmë në dy aspekte, si në Kupë ashtu edhe në kampionat. A do të jetë Vllaznia në Kupat e Europës nëfund të sezonit? Do ju tregoj më 10 mars nëse Vllaznia shkon në Europë këtë sezon apo jo.

Pas miqësores me Pogradecin që kuqeblutë e fituan 1-0 me golin e realizuar me 11-metërsh nga Bardulla, Vllaznia do të ndeshet ditën e martë ndaj ekipit të Strugës në miqësoren e dytë.

Lexoni dhe kete

JONUZ: TRE NDESHJET E PARA NË SHTËPI, VENDIMTARE PËR NE

Pas stërvitjeve në Ohër, ekipi i Vllaznisë është kthyer sërish në Shkodër, aty ku po …