Thursday , 14 November 2019

JONUZ: VLLAZNIA NUK ËSHTË NËN PRESION, DUAM FITOREN

Tek Vllaznia ka optimizëm në prag të ndeshjes me Partizanin dhe kjo gjë është reflektuar edhe në fjalët e thëna nga trajneri Mirsad Jonuz në konferencën e shtypit të pragndeshjes. Para gazetarëve ai ka deklaruar se skuadra është gati dhe e përqendruar maksimalisht tek kjo ndeshje dhe nga ana tjetër, ka thënë se ka rezervuar një surprizë për kundërshtarin…

“Ndeshja me Partizanin është shumë e rëndësishme për Vllazninë sepse pas saj do të luajmë me Flamurtarin e Laçin dhe ky muaj do të jetë shumë i rëndësishëm për skuadrën, lojtarët, klubin por edhe për mua. Partizani është një skuadër shumë e mirë, ka një trajner shumë të mirë, e kam ndjekur në disa ndeshje. Për ne ky takim vjen  në një moment të mirë. Për nesër shpresoj të kemi sa më shumë tifozë në stadium për të na mbështetur dhe në fund të ndeshjes të dalim të gjithë të lumtur. E vlerësoj kundërshtarin por unë kam ruajtur një surprizë për nesër për Partizanin”.

I pyetur nëse skuadra e tij është nën presion dhe po ashtu, nëse do të jetë i kënaqur edhe me barazimin, Jonuz ka deklaruar…

“Unë nuk kam presion para kësaj ndeshje, Vllaznia nuk ka presion, lojtarët nuk kanë presion. Ky është vetëm fillim i kampionatit. Nuk e di nëse do isha i kënaqur edhe me një barazim në këtë ndeshje. Gjithçka varet në varësi të lojës si do të shkojë, por unë kam dëshirë dhe pres vetëm që të fitojmë”.

Ndeshja Vllaznia- Partizani do të luhet të shtunën në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe shitja e biletave ka nisur që sot. Nga ajo çfarë konstatohet, duket se do të ketë një interesim të madh për këtë takim dhe në stadium pritet të jenë mbi 10 mijë tifozë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA INAGURON ME FITORE “ARENËN KOMBËTARE”

Futbollistet e Vllaznisë kanë qenë të parat që kanë shënuar dhe fitoren në stadiumin e …