JONUZ: VLLAZNIA, OBJEKTIV FITOREN ME LUFTËTARIN

Të shtunën në orën 13.30 Vllaznia do të luajë në Gjirokastër ndaj Luftëtarit ndeshjen e rradhës për kampionat. Në prag të këtij takimi, trajneri Mirsad Jonuz në prononcimin e dhënë për mediat ka deklaruar se skuadra është gati për këtë sfidë në të cilën do të synohet patjetër vetëm fitorja dhe atë nuk e kënaq as barazimi.

“Së pari dua të shpreh ngushëllimet për familjet e atyre që ndërruan jetë ditët e fundit pas tërmeteve të rëna në Shqipëri. Sa i takon futbollit, nesër kemi një ndeshje të vështirë. Nuk kemi probleme me lojtarët, të gjithë do të jenë të gatshëm me përjashtim të Emerson dhe sigurisht të Hygor. Besoj se do të luajmë mirë, të gjithë lojtarët do japin maksimumin dhe shpresoj të marrim tre pikët. Marrja e tyre është shumë e rëndësishme. Vllaznia mora vesh që ka 12 vjet pa fituar në Gjirokastër por ky fakt nuk më intereson. Histori vërtetë shkruhet por edhe harrohet, ne do të luajmë për të dhënë maksimumin dhe për të marrë trepikëshin. Sa i takon faktit që nuk shënojmë prej 4 javësh, mendoj se do të ndryshojmë diçka për këtë ndeshje dhe besoj se çdo gjë do të shkojë mirë. Ndërkohë Hygor do të kthehet në janar sepse kështu më ka thënë dhe unë vazhdoj ta kem në planet e mia. Nëse Lika ka deklaruar se edhe një pikë vlen në Gjirokastër, unë e ndërtoj skuadrën që të shkojmë nesër për ta fituar këtë ndeshje. Kjo edhe ngaqë në Shkodër jemi ndarë barazim 0-0 me Luftëtarin dhe tani do të kërkojmë të marrim tre pikët ndaj kësaj skuadre.”

Kuqeblutë kanë lënë Shkodrën pasditen e së premtes duke u nisur drejt qytetit jugor të Shqipëri, aty ku do të kërkojnë të marrin fitoren e parë në fazën e dytë të kampionatit.

Lexoni dhe kete

UEFA VENDOS: KAMPIONATET E FUTBOLLIT DO TË RIFILLOJNË

Pavarësisht shumë lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi, UEFA ngulmon se duhet të të përfundojnë …