JONUZ: VLLAZNIA, OBJEKTIV VETËM FITOREN NË KORÇË

Që prej ditës së djeshme, Vllaznia ndodhet në Pogradec ku po i jep dorën e fundit përgatitjeve për sfidën e së shtunës ndaj Skënderbeut. Klima në skuadër duket e mirë dhe ajo çka është e rëndësishme, tek të gjitha ka optimizëm për një tjetër rezultat pozitiv. Këtë gjë e ka deklauar në një intervistë për faqen zyrtare të klubit edhe vetë trajneri Mirsad Jonuz. ” Situata në ekip është krejt e mirë dhe nuk kemi asnjë dëmtim. Megjithatë, për më tepër do të shohim edhe seancën e sotme që është e fundit, për të konstatuar situatën e të gjithë futbollistëve.

Në rradhët e ekipit ka optimizëm dhe shpresoj t’ia dalim me sukses”- është shprehur ai. Vllaznia ndaj Skënderbeut pat fituar me rezultatin e thellë 4-0 në fazën e parë në ndeshjen e luajtur në “Loro Boriçi”, por trajneri Jonuz ka deklaruar se kjo ndeshje nuk do të ketë asgjë të përbashkët me atë sfidë prandaj është shprehur: ” Kjo është një ndeshje tjetër dhe nuk ka asgjë të përbashkët me atë të fazës së parë. Kemi të bëjmë me një ndeshje të rëndësishme dhe njëkohësisht të vështire. Këto dy takime kanë shumë ndryshime me njëri- tjetrin, por ajo që nuk ndryshon është se futbollistët e mi janë të inspiruar për të bërë më të mirën edhe këtë herë.

I pyetur nëse do të ndryshojë gjë në mënyrën e lojës dhe formacion për këtë takim, tekniku i Vllaznisë ka thënë se mënyra e lojës nuk do të ndryshojë, por në minutat e fundit, ndoshta ndryshon ndonjë lojtar në formacionin bazë. Megjithatë ende nuk vendosur përfundimisht se si do të luajnë ndaj Skënderbeut. Sakaq, sa i takon objektivit për këtë ndeshje, Mirsad Jonuz ka deklaruar se Vllaznia shkon në Korçë me objektiv të qartë për ta fituar këtë ndeshje. Ajo do të luhet të shtunën në orën 16.00 të së shtunës dhe është e vlefshme për javën e 15-të të kategorisë Superiore.

Lexoni dhe kete

SHTUBINA: ASNJË NËNVLERËSIM PËR FLAMURTARIN, DUHEN TRE PIKËT

Kampionati i Superligës rikthehet të mërkurën me ndeshjet e javës së 27-të dhe në Vlorë, …