JONUZ: VLLAZNIA SYNON PIKË EDHE NDAJ PARTIZANIT

Pavarësisht humbjes në mesjavë ndaj Kukësit, në kampin shkodran duket se ka optimizëm në prag të ndeshjes së fundit të këtij viti, asaj që do të luhet ditën e dielë ndaj Partizanit në Tiranë. Ky optimizëm është shfaqur edhe tek trajneri Mirsad Jonuz I cili në prononcimin e dhënë për mediat, ka shprehur qartë bindjen e tij se Vllaznia do të marrë pikë edhe këtë herë.

Përkthimi: Vllaznia është gati për këtë ndeshje. Na është rikthyer edhe Ualusimbi nga dënimi që kishte. Kemi folur shumë me lojtarët për ndeshjen me Partizanin. Duhet që të luajmë shumë fort. Të japim gjithçka që kemi dhe ta mbyllim këtë pjesë të sezonit në një mënyrë të kënaqshme. Për ne është shumë e rëndësihsme që në ndeshjen me Partizanin të marrim pikë. Unë kam besim tek ekipi për ta arritur këtë gjë. Sa herë i kam kërkuar pikë jashtë ekipit, aq hereia kemi arritur. Jam i bindur dhe kam besim që lojtarët do të japim gjithçka në fushë. Partizani mund të ketë më cilësi se ne por ne kemi forcën e grupit. Nuk mendoj se janë një favor për ne mungesat që ka kundërshtari sepse në pëbërje ka lojtarë me shumë kualitet dhe do të munden t’I zëvendësojnë ata që do mungojnë. Pra nuk shikoj ndonjë favor. E rëndësishme është që të luajmë mirë ashtu siç i kemi luajtur të gjithë ndeshjet jashtë. Do të lëmë edhe ne pushim ndonjë nga lojtarët që është me tre kartona të verdhë, megjithatë unë besoj tek suksesi në këtë ndeshje.

Ndërkohë Jonuz është pyetur edhe për merkaton për të cilën ka thënë..

Përkthimi: Pas ndeshjes me Partizanin do të flasim më mirë për merkaton. Na duhet një stoper i mirë, një mesfushor organizator dhe dy sulmuesa të mirë. Sepse kemi edhe Superligën dhe Kupën. Ne do t’i hedhim të gjitha në letër. Do të flas me administratorin e drejtorin sportiv. Do të flasim me lojtarët që të gjithë të jenë të qartë dhe më pas do të vendosim.Nuk duhet të flas tani për emra. Kam 10 lojtarë në listën time. Kam folur edhe me drejtorin Firat dhe administratorin që lista është me 10-të lojtarë, por ne na duhet të marrim më cilësore. Një problem është se në këtë periudhë nuk ka shumë lojtarë të lirë. Por unë do të synoj që të marrë katër lojtarë në këto pozicione që përmenda.

Ndeshja Partizani- Vllaznia që luhet të dielën në ora 16.00 në stadiumin “Selman Stërmasi” është e fundit për këtë vit dhe skuadra shkodrane do të tentojë t’I bëjë një mbyllje të mirë atij.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA “SHTYN” FESTËN E TITULLIT PËR TË MËRKURËN

E kishin parashikuar të fitonin titullin kampion që këtë të shtunë pas ndeshjes me Apoloninë, …