Vllaznia do të luajë të dielën në Korçë ndaj Skënderbeut ndeshjen e rradhës për kampionat dhe padyshim që objektivi i vetëm i saj do të jetë fitorja.
Këtë gjë e ka shprehur edhe mesfushori i saj Fjoart Jonuzi i cili ka qenë i ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Sport Arena” në Televizionin Rozafa.
Për numrin 8 të kuqebluve, pavarësisht mungesave që do të ketë ekipi në këtë ndeshje, ai do të arrijë të tregojë vlerat e saj sërish.
Pjesë e këtij emisioni kanë qenë edhe specialisti i futbollit Kujtim Shaba dhe radiokronisti Edmond Dibra të cilët kanë vlerësuar po ashtu ecurinë e deritanishme të Vllaznisë, e po ashtu kanë bërë thirrje për kujdes dhe përqendrim maksimal sepse kampionati sa vjen e vështirësohet.