Sunday , 29 November 2020

JORGJI ELEMINON VLLAZNINE NGA KUPA E SHQIPERISE

Vllaznia eliminohet nga Kupa e Shqipėrisė. Ajo ėshtė mundur me rezultatin 2-0 nė Durrės nga Teuta. Rezultat I cili dukshėm ėshtė vendosur nga arbitri Enea Jorgji.

Ndeshja nisi mirė pėr Vllazninė. Nė minutėn e 6-tė kapiteni Shtubina me njė gjysėmrroveshiatė nuk arrin dot ta dėrgojė topin nė rrjetė. Njė rast qė mbase me pak kujdes mund tė shndėrrohej nė gol i cili do t’i bėnte mjaft punė kuqebluve pėr kuqebluve. Pas rastit tė Shtubinės, Teuta mundohet tė rrisė presionin por Vllaznia luan mirė sidomos nė mesfushė duke mos i lėnė hapėsira kundėrshtarit. Durrsakėt krijojnė dy raste por pa ndonjė rrezikshmėri tė madhe pėr portėn e Agoviē. Ndėrkohė nė minutėn e 40-tė Vrapi ekzekuton njė goditje dėnimi por topi i gjuajtur prej tij pėrfundon nė duart e portierit Moēka. Pjesa e parė mbyllet nė barazim 0-0. Edhe fillimi i sė dytės ėshtė mė i mirė pėr shkodranėt qė janė sėrish shumė pranė golit. Nė minutėn e 52-tė pas njė rivėnie anėsore tė Vrapit, Bicaj e ka goditur topin me kokė dhe ai pėrfundon nė shtyllėn e majtė pingule tė portės sė Teutės dhe mė pas jashtė. Minutat kalojnė dhe barazimi favorizon shkodranėt qė ruajnė qetėsinė. Por kjo do tė vazhdonte deri nė minutėn e 81-tė.

Atėherė kur gjyqtari Jorgji shpik njė 11-metėrsh shumė tė dyshimtė pėr vendasit. Ribaj rrėzohet nė zonė pa e prekur fare portieri Agoviē dhe arbitri Jorgji jep 11-metėrsh. Nga pika e bardhė Hila nuk gabon duke shėnuar. Por nuk do tė mbyllej me kaq. Dy minuta mė vone sėrish njė vendim i dyshimtė i arbitrit qė nuk ndal lojėn pėr njė prekje te topit me dorė nga Musta dhe aksioni vazhdon teksa topi shkon tek Progni qė brenda zonės shėnon golin e dytė pėr Teutėn dhe tė nokautit pėr Vllazninė. Minutat e mbetura nuk do tė dhurojnė mė asgjė. Vllaznia mundet 2-0 dhe eliminohet nga vazhdimi i mėtejshėm i garės nė kupė nderkohė qė Teuta ėshtė nė gjysmėfinale.

Lexoni dhe kete

TƋ PREMTEN NƋ “LORO BORIƇI”, SHQIPƋRI – QIPRO

KombĆ«tarja e ShqipĆ«risĆ« nĆ« futboll pĆ«r femra do tĆ« luajĆ« tĆ« premten nĆ« stadiumin “Loro …