Thursday , 14 November 2019

“JUBAN DANJA” E NIS SI PRETENDENTE KAMPIONATIN E RI

Ndryshimet e bëra këtë sezon e kanë shndërruar “Juban Danjen” në një ekip pretendent. Pas barazimit javën e kaluar ndaj Kinostudios në transfertë, këtë javë ajo ka mundur në Shkodër me rezultatin 3-1 ekipin pretendent Tirana AS. Një fitore e cila tregon më së miri që ky ekip sivjet nën drejtimin e trajnerit Elis Legata do të jetë pretendent për fitimin e trofeve. Ndaj Tirana AS, goli I parë është shënuar nga Avullija ndërsa më pas në skenë ka dalë kapitenia Klaudia Rrotani që ka shënuar dy herë duke kontribuar në arritjen e kësaj fitoreje. Vetë ajo është shprehur e lumtur për fitoren.

Ndërkohë presidenti Ferdinand Jaku ka shpjeguar edhe mënyrën si është ndërtuar sivjet “Juban Danja” dhe pretendimet që ajo do të ketë.

Në javën e tretë, “Juban Danja” do të udhëtojë drejt Durrësit ku do të ndeshet me Teutën dhe padyshim që do të kërkojë sërish fitoren.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA INAGURON ME FITORE “ARENËN KOMBËTARE”

Futbollistet e Vllaznisë kanë qenë të parat që kanë shënuar dhe fitoren në stadiumin e …