JUBAN DANJA ME EKIP NGA KOMUNITETI ROM E EGJYPTIAN

Dëshirat e tyre janë të bëhën futbollist të mëdhej si Lionel Mesi, Kristiano Ronalo, apo edhe Hysaj dhe Sadiku, ndërsa asnjëherë nuk mungoin në stërvitje, ata e duan shumë futbollin. “Juban Danja” nuk është më vetëm ekip futbolli për vajza por edhe për djem, ndërsa pjesë e këtij ekipi janë fëmijë të komunitetit Rom dhe Egjyptian të Shkodrës, Pjesa më e madhe e tyre janë fëmijë në gjendje rruge. gjithcka ka nisur si një ide spontane me qëllim largimin e këtyre fëmijëve nga rruga, ndërsa ata sot janë pjesë e liges amatore të rajonit të veriut, por pertej pritshmerive keta femije kane shfaqur një talent të jashtëzakonshëm në fushë, por ajo që është më rëndësishmja është frekuentimi i Shkollës.

Nga ana tjetër drejtori i Shkollës ” Liria” në të cilën shkollohen fëmijët e këtij komuniteti shprehet se përmes futbollit është arritur edhe më shumë socializimi i tyre edhe frekuentimi i shkollës.

Përfaqësues të këtij komuniteti krahas falenderimeve për mbështetje kanë edhe një kërkesë për Bashkinë e Shkodrës, për ndërtimin e një terreni sportiv, pasi pjesën më të madhe të stërvitjeve terrenet sportive private u janë ofruar pa pagesë, ndërsa pjesa tjetër është mbështetur nga Klubi “Juban Danja”.

45 fëmijë të moshës nga 9 deri në 16 vjec stërviten për të qenë futbollist, ata tashmë i shnagen rrugës ndërsa dëshirat e tyre janë të mbarojnë shkollimin dhe të bëhën futbollist, pse jo duke qenë edhe pjesë e ekipeve të mëdha në vendin tonë.

Lexoni dhe kete

TË TJERA PAKO USHQIMORE NGA MYFTINIA SHKODËR

Myftinia Shkodër ka dhuruar disa pako ushqimore këtë të enjte për shoqatën e personave me …