Thursday , 27 February 2020

“JUBAN DANJA” NUK IA DEL NDAJ APOLONISË, E MBYLL E TRETA

“Juban Danja” nuk ia ka dalë ta fitojë ndeshjen përcaktuese, atë ndaj Apolonisë, e luajtur pasditen e së hënës në fushën sportive “Reshit Rusi”. Vajzat e drejtuara nga trajneri Elis Legata nuk kanë bërë performancën e tyre më të mirë dhe si rrjedhojë janë mundur me rezultatin 4-1. Takimi nuk ka nisur aspak mirë për ta sepse kanë pësuar dy gola brenda 4 minutave të para të tij dhe më pas, gjatë pjesës së parë kanë pësuar edhe dy të tjerë duke mbyllur kësisoj pjesën e parë në disavantazhin e katër golave.

Në të dytën, “Juban Danja” ka shënuar me anë të një 11-metërshi me Paula Jakun por vetëm kaq. Përfundimisht, një fitore e merituar e Apolonisë që e mbyll fazën e parë në vendin e dytë me pesë pikë larg Vllaznisë kryesuese. Ndërkohë për trajnerin e “Juban Danjes” Legata, kjo ndeshje nuk u interpretua si duhet nga ekipi I tij megjithatë la të hapur garën për vendin e dytë deri në fund të kampionatit.

Faza e parë e kampionatit do t’ia lërë vendin ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë që do të startojnë gjatë muajit janar ku sërish ekipi I Vllaznisë është pretendenti kryesor për fitimin edhe të këtij trofeu.

Lexoni dhe kete

SHTUBINA: SKËNDERBEUN E KEMI MUNDUR DY HERË, E MUNDIM SËRISH

Sfida e së shtunës me Skënderbeun është edhe më e vështirë se ajo me Luftëtarin …