Saturday , 24 October 2020

“JUL QESARI” I SHEKSPIRIT NË TEATRIN “MIGJENI”

Në oborrin e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës u shfaq “Jul Qesari” një prodhim i Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. “Jul Cezari” erdhi për publikun nën drejtimin e regjisorit të njohur kroat Ivica Buljan.

Në këtë shfaqje interpretojnë aktorët Romir Zalla, Alfred Trebicka, Vin Bejleri, Amos Muji Zaharia, Gentian Zenelaj, Ermira Hysaj, Ilirda Bejleri, Adriana Tolka, Klejdi Metaj, Mateo Dervishaj, Endri Çela, Engjëll Hoxha, Enea Nika, Paolo Kadillari, Anxhelo Shkreli. Pjesmarrësit në këtë shfaqje e kanë vlerësuar ardhjen në Shkodër.

Tragjedia e “Jul Cezarit” është njëra prej disa veprave dramatike të Shekspirit, që bazohen në ngjarje të vërteta nga historia romake dhe që përfshijnë edhe Koriolanus dhe Antoni dhe Kleopatra. Edhe pse vepra titullohet “Jul Cezari”, Bruti flet në më shumë se katër herë po aq rreshta sa karakteri kryesor dhe drama psikologjike qendrore e pjesës fokusohet mbi betejën e Brutit mes kërkesave konfliktuale të nderit, patriotizmit dhe miqësisë.

Lexoni dhe kete

DITA NDËRKOMBËTARE E SHKOPIT TË BARDHË

Në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, ose siç njihet ndryshe dita e të verbërve, …