JUNIOR: I LUMTUR PËR GOLAT, ISHA NË STRES PARA NDESHJES

Sulmuesi brazilian Silvio Zhunior me golat e tij po shndërrohet dalëngadalë në protagonist për Vllazninë. Pas dy golave të shënuar për kupë me Flamurtarin, ai ka shënuar sërish një dygolësh, këtë herë për kampionat me Luftëtarin, duke kontribuar në fitoren 4-0 të kuqebluve.

Pikërisht, falë këtyre golave të shënuar, Zhunior është shpallur edhe lojtari i ndeshjes. Duke folur për gazetarët pas ndeshjes, braziliani është shprehur se do të bëjë më të mirën për skuadrën edhe në ndeshjet e ardhshme.

Përkthimi: “Ndihem shumë mirë pas këtyre dy golave të shënuar, ishte shumë e rëndësishme për mua të shënojë sepse e kisha me shumë stres por golat ma hoqën atë. Konkurrenca është normale dhe është pjesë e futbollit. Unë i respektoj të gjithë por bëj punën time për të ndihmuar skuadrën. Ky trepikësh që morëm ndaj Luftëtarit ishte i mirë për mua dhe për skuadrën. Në fakt nuk ishte një fitore aq e lehtë për t’u arritur. Tashmë do të nisim të mendojmë për sfidën me Skënderbeun që është edhe më e vështirë. Duhet të punojmë, të stërvitemi dhe të studiojmë mirë kundërshtarin. Ndeshjet duhet t’i marrim një e nga një dhe e gjithë vëmendja do të jetë e përqendruar tek sfida e rradhës me Skënderbeun. Duhet të punojmë fort dhe të fitojmë sërish.”

Përveç golave të Zhunior, një lajm i mirë është edhe zhbllokimi i sulmuesit tjetër, moldavit Sidorenko dhe golat e këtyre lojtarëve natyrisht që janë një sinjal i mirë edhe për skuadrën duke shpresuar që sulmi të bëjë detyrën e tij edhe në ndeshjet e ardhshme të Vllaznisë.

Lexoni dhe kete

9 KLUBE BOJKOTOJNË NISJEN E SEZONIT TË RI FUTBOLLISTIK

Mbledhja e sotme e Ligës Profesioniste bashkë me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit ka …