Sunday , 21 January 2018

JURGEN ULDEDAJ DO TE NGJITET SERISH NE RING

Boksieri lezhjanë Jurgen Uldedaj do të ngjitet përsëri në ring në sportarena in Halle Gjermani, por kësaj radhe më përgjegjësi e rëndësi më të madhe, për të luftuar për titullin ““German International Cruiserëeight”.Ndeshja do të zhvillohet me 3 shkurt dhe Uldedaj do të vijë në këtë përballje të parë për titull, pas 7 ndeshjeve dhe 7 fitoreve bindëse si profesionist, ai do të boksoj për herë të parë në dhjetë raunde.Kundërshtari i tijë është Jakub SYNEK, boksier Çek (33 vjeçar) me shumë përvojë edhe në boksin amator, me një bilanc prej 8 fitoreve pa asnjë humbje në karrierën e tijë si profesionist.

Në një status ne rrjetin social facebook boksieri Jurgen Uldedaj ka deklaruar se me mbështetjen e promotorit Ulf Steinforth dhe nën drejtimin e trainerit tim, të mirënjohurin Dirk Dzemski, jam përgatitur shum, për ta fituar këtë titull të rëndësishëm për ti hapur rrugë titujve të tjerë, Europian e Botëror, theksoi Uldedaj.Talenti shqiptar Jurgen Uldedaj prej tre vitesh është pjesë e një klubi mjaft të njohur në kultivimin e elementeve të veçantë në këtë sport se sex boksi më bazë në Gjermane.

Në të gjitha përballjet e tijë Uldedaj ka njohur vetem fitore, duke u konsideruar edhe nga trajnerit e boksit botëror si një super talent i këtij sporti.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL, VLLAZNIA “E DORËZUAR” PËRBALLË TIRANËS

Vllaznia në basketboll për meshkuj e ka humbur ndeshjen me Tiranën të luajtur mbrëmjen e …