Tuesday , 16 August 2022

KA PASIGURI TEK VLLAZNIA. TAFILI FIRMOS ME PARTIZANIN

Kur duket se problemet e Vllaznisë ishin vënë në rrugën e zgjidhjes, planet e drejtuesve të saj janë prishur jo pak. Ka ndodhur kështu pas lajmit të dalë mbrëmjen e së enjtes kur është marrë vesh se mesfushori Alsid Tafili ka firmosur kontratë me Partizanin dhe madje ka nisur edhe stërvitjen me të. Në fakt, trajneri Zmijani e ka konsideruar një nga lojtarët kyç në planet e tij për sezonin e ri dhe për këtë arsye, bashkë me drejtuesit e klubit ishin ulur në tavolinën e bisedimeve për të gjetur mundësinë e bashkëpunimit edhe për të ardhmen. Palët u duk se ranë dakord, madje Tafili ka zhvilluar edhe dy seanca stërvitore me kuqeblutë dhe çuditërisht ditën e djeshme ai ka udhëtuar drejt Tiranës për të firmosur kontratën e re me skuadrën e kuqe. Të njëjtën rrugë ka gjasa që të ndjekë edhe mesfushori tjetër Gilman Lika i cili edhe ai ka marrë ofertë nga Partizani megjithatë Lika i ka lënë afat drejtuesve të Vllaznisë që deri në fund të muajit qershor do t’i presë dhe nëse ata ndërtojnë një skuadër pretendente, do të qëndrojë në Shkodër, ndryshe do të largohet. Por lajmi i largimit të Tafilit, i cili është futbollisti i katërt që largohet këtë periudhë nga Vllaznia pas Hajdarit, Demës e Bacit, krijon pasiguri për të ardhmen dhe nuk është çudi nëse do të ketë edhe largime të tjera. Për këtë, duhet pritur reagimi i drejtuesve të klubit shkodran se çfarë do të bëjnë për të ndërtuar skuadrën që duhet për sezonin e ri.

Lexoni dhe kete

STARTOJNE KAMPIONATET PRANVERORE NE SHKODER

Këtë të mërkure kanë startuar lojërat e kampionateve pranverore. Lojëra që organizohen falë bashkëpunimit të …