KABLLOT DHE TELAT ELEKTRIKE, SHQETESIM NE RRUGEN “BESNIK SYKJA”

Kabllot dhe telat elektrikë i gjen të shpërndarë pothuajse në çdo lagje të qytetit të Shkodrës. Rruga “Besnik Sykja” në qytetin e Shkodrës është një nga zonat që përballet më së tepërmi me një problematikë të tillë. Pamjet e filmuara këtë të hënë e deshmojnë një gjë të tillë. Ato gjenden në këtë rrugë të shpërndarë, duke i ngjasuar rrjetave të merimangave.

Askush nuk ndërhyn për zgjidhjen e kësaj problematikë, edhe pse më herët banorët e zonës janë ankuar. Këto kabllo arrijnë të qëndrojnë ngjitur me disa banesa, duke u kthyer në rrezik serioz, ku nga momenti në moment mund të kapen edhe flakë nga çdo problematikë që mund të shfaqet. Përveç se ndodhen ngjitur disa banesave, këto tela duke qenë se nuk është ndërhyrë prej vitesh në to, ndodhen të shpërndarë dhe gati rrezikojnë të këputen. Natyrisht, një gjë e tillë krijon edhe probleme në lëvizjen e banorëve të zonës, por edhe qytetarëve të tjerë, pasi kjo zone është ndër më të frekuentuarat në qytetin e Shkodrës.

Lexoni dhe kete

NUK KA MATJE TE CILESISE SE UJIT DHE RERES NE VELIPOJE

Deri tani nuk kemi një raport të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit mbi cilësinë dhe pastërtinë …