KADIJA: MUNGOJNË PASQYRAT FINANCIARE TË K.F “VLLAZNIA”

Mungesa e pasqyrave financiare të vitit 2018-te të cila janë dashur të miratohen nga Keshilli Bashkiak i kaluar kanë shkaktur bllokim të fondit të Klubit të Futbollit Vllaznia. E për pasojë edhe mungesen e pagave të punonjësve. Kryetarja e Këshillit Bashkiak Shkodër Brisela Kadija në një konferencë për media ka sqaruar pozicionin e Këshillit Bashkiak në gjithë këtë përplasje.

Ajo shprehet se Këshilli që njëhërësh është edhe Asambleja e Vllaznisë ka kërkuar si nga Kryetarja e Bashkisë ashtu edhe nga Administratori i Klubit të Futbollit Vllaznia modifikimin e pasqyrave financiare sipas raporteve të KLSH dhe auditit.

Kadija shprehet se kjo u përdor qellimisht politikisht pasi Këshilli Bashkiak ka qenë bashkëpunues gjatë gjithë kohës. Ndërsa ka afat deri të premten që të sjellin pasqyrat financiare që të miratohet buxheti.

Kryetarja e Këshillit Bashkiak shprehet se ka mundësi ligjore që të miratohen pagat e punonjësve të Vllaznisë dhe të punonjësve. Klubi i Futbollit Vllaznia që nga muaji janar nuk kanë marrë pagat. Futbollistet kanë bojkotuar stërvitjen për tu rikthyer ditën e sotme pas akordit mes tyre dhe Kryetarës së Bashkisë. Vllaznia e futbollit gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë në qëndër të debateve për shkak të menaxhimit të saj dhe te rezultateve.

Lexoni dhe kete

FUTBOLL FEMRA/ VLLAZNIA SHUMË PRANË TITULLIT KAMPION

Tjetër fitore e Vllaznisë në futboll për femra. Pasditen e së martës ajo ka fituar …