Thursday , 14 November 2019

KAJOSHI E ZENELI GATI PËR “SHKODRA BOXING NIGHT”

Boksi profesionist rikthehet pas shumë vitesh në Shkodër dhe pasditen e së së shtunës në ringun e “Qazim Dervishit” do të zhvillohen një turne shumë interesant në të cilin do të marrin pjesë sportistët më të mirë të Shqipërisë por edhe shumë të huaj. Janë dy biznesmenë të cilët kanë ideuar një aktivitet të tillë me idenë e promovimit të boksierëve më të mirë shqiptarë që në një të ardhme të afërt, mund ta vazhdojnë karrierën e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo gjë ka marrë vëmendjen e gjithë komunitetit të boksit shqiptar, për të cilin duket se është hapur një dritare e re dhe kësisoj tashmë të gjithë sportistët po mundohen të tregojnë vlerat e tyre më të mira.

Megjithatë vëmendja më e madhe aktualisht është përqendruar tek dy sportistë të cilët janë nga më të mirët e Shqipërisë aktualisht, Arjon Kajoshi dhe Krenar Zeneli. Të dy këta sportistë kanë kohë që përgatiten për këtë aktivitet dhe padyshim që do të tentojnë ta nisin me këmbë të mbarë boksin profesionist. Organizatorët kanë zbuluar edhe kundërshtarin e shkodranit Kajoshi që do të jetë një boksier nga Bosnja.

Megjithatë për sportistin e Vllaznisë kjo nuk përbën asnjë problem sepse ai është i përgatitur për ta kaluar me sukses këtë ndeshje. Në “Natën e boksit në Shkodër” janë planifikuar të zhvillohen mbi 10 ndeshje por padyshim që vëmendja do të jetë e përqendruar tek sfidat e Arjon Kajoshit dhe Krenar Zenelit që pritet të jenë edhe më të bukurat dhe më interesantet.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA INAGURON ME FITORE “ARENËN KOMBËTARE”

Futbollistet e Vllaznisë kanë qenë të parat që kanë shënuar dhe fitoren në stadiumin e …