KAJOSHI FITON EDHE NDESHJEN E DYTË NË BOKSIN PROFESIONIST

Boksieri shkodran Arjon Kajoshi ka marrë një tjetër fitore në boksin profesionist. Pas asaj të arritur të muajin shtator në ringun e Shkodrës, 23 vjeçari ka triumfuar edhe mbrëmë në ndeshjen e zhvilluar gjatë një aktiviteti të boksit profesionist në qytetin e Vlorës. Ai ka patur përballë turkut Yunus Emer Batman të cilin e ka dominuar në të katërt raundet e zhvilluara, madje duke e vënë atë në vështirësi, aq sa e ka detyruar të tërhiqet dhe të mos ngjitet në ring në raundin e pestë. Kjo ka bërë që Kajoshi të shpallet fitues në këtë ndeshje të boksit profesionist duke marrë edhe duatrokitjet e publikut vlonjat të pranishëm në pallatin e sportit të këtij qyteti. Përveç tij, ka triumfuar edhe një tjetër boksier I njohur, Krenar Zeneli.

Të dy këta boksierë duket se pas sukseseve të shumta në boksin amator, tashmë do të synojnë të njëjtën gjë edhe në atë profesionist. Madje me shumë të ngjarë, karriera e tyre do të vijojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo ngaqë një promotor boksi që ka një palestër të madhe në këtë vend dhe që është me origjinë shqiptare, tenton të përzgjedhë boksierët më të mirë të Shqipërisë për t’I marrë atje me kontrata të rregullta. Pikërisht dhe qëllimi I këtyre aktiviteteve të fundit të zhvilluara në vendin tonë ky ka qenë: Përzgjedhja e sportistëve më të mirë.

Për këtë arsye, Arjon Kajoshi dhe Krenar Zeneli padyshim që kanë qenë më të evidentuarit dhe që premtojnë shumë për të ardhmen, prandaj dhe e ardhmja e tyre duket se do të jetë në Amerikë nga pranvera e ardhshme.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-17 MUND KF SHKODRA DHE SHKON NË FINALE

Vllaznia U17 ka dalë në finale të kampionatit kombëtar të kësaj grupmoshe dhe tashmë pretendon …