KAJOSHI & VJERDHA: SYNOJMË MEDALJE NË LOJËRAT MESDHETARE

Përgatitjet e kombëtares shqiptare të boksit tashmë kanë marrë fund dhe mëngjesin e së shtunës ajo do të niset drejt Spanjës për të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare të Tarragonës. Pjesë e kësaj kombëtareje siç dihet janë edhe dy boksierët shkodranë Arjon Kajoshi dhe Bekim Vjerdha si dhe trajnerët Zef Gjoni dhe Jozef Sermi. Dy sportistët pas seancës së fundit të zhvilluar në Shkodër, për mediat janë shprehur entuziast për një paraqitje të mirë edhe në këto Lojëra ku do të synojnë marrjen e medaljeve.

Përveç tyre edhe trajneri Gjoni ka shumë besim se Shqipëria nuk do të dalë pa medalje nga këto Lojëra Mesdhetare dhe padyshim që ky do të ishte një sukses për sportin e boksit në vendin tonë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NJEH RIVALET PËR LIGËN E KAMPIONEVE

Ka marrë fund pritshmëria e futbollisteve dhe e drejtuesve të Vllaznisë për të mësuar emrat …