Saturday , 31 October 2020

KALAJA E LEZHES NE ERRESIRE

Sot kalaja vizitohet vetem diten. Nga ky investim i fondit shqiptar të zhvillimit për 100-vjetorin e shpalljes së pavarërisisë kanë mbetur vetem këto tela të varur në mure. Prozhektorët, ndriçues dhe gjithçka që kishte lidhje me ndriçimin e këtij aseti historik i përket të shkuarës.

Më parë kalaj dukej nga superstrada, ndërsa sot as nga qyteti i Lezhës. Bashkia e Lezhës ka nisur një projekt për rikthyer ndriçimin në rrugën hyrëse, por nuk mundet të ndërhyjë në kala pasi është jashtë juridiksionit të saj.

Kjo është arsyeja pse vazhdon te jetë në errësirë. Nënkryetarja e bashkise Oliana Moriseni thotë se ndërhyrje të tilla janë të domosdoshme për thithjen e turistëve në Lezhë.

Edhe pse ky projekt është i mirë, ende nuk ka një afat se kur do të nisë zbatimi. Këtë e bëjnë të ditur burime pranë drejtorisë rajonale të trashëgimsië kulturore në Shkodër.

Kalaja e Lezhës nuk pret më shumë se 2000 vizitorë e turistë në vit, ndaj po synohet që të nxitet interesi i vizitave në këtë destinacion historik dhe gjithcka po nis me rikthimin e ndriçimit përgjatë rrugës dhe në kala.

Lexoni dhe kete

FSHATI TROSHAN I “IZOLUAR” NGA MUNGESA E RRUGES

Në këtë rrugë kalojnë çdo ditë qindra banore të fshatit Troshan në Njesinë Administrative të …