KALAJA: I LUMTUR PËR GOLIN, RËNDËSI KA QË FITOI VLLAZNIA

Ndaj Kukësit ka luajtur të parën ndeshje kete sezon si titullar me Vllazninë dhe Arlind Kalaja ia ka shpërblyer menjëherë trajnerit Brdariç.

Ai ka shënuar të vetmin gol ndaj Kukësit, duke i dhënë një fitore me shumë vlerë kuqebluve ndaj këtij kundërshtari direkt.

Vetë lojtari në prononcimin e tij pas ndeshjes është shprehur se rendesi ka që skuadra vazhdon të bëjë mirë në kampionat…

Ndërkohë, mbrojtësi Mevlan Adili është shprehur se Vllaznia në njëfarë mënyrë është hakmarrë për atë humbje që pësoi fazën e parë nga Kukësi në Shkodër…

Ajo që vlen tek Vllaznia e sivjetme është padyshim harmonia që ekziston në kampin shkodran. Edhe kur ka mungesa, kjo nuk reflektohet aspak në skuadër dhe po aq edhe në fushën e lojës sepse trajneri u ka dhënë besim të gjithë lojtarëve dhe si rrjedhojë kuqeblutë janë sërish të parët në renditje dhe të shkëputur nga ndjekësit e tyre.

Lexoni dhe kete

BRDARIÇ: NDAJ TIRANËS VLEN VETËM FITORJA PËR VLLAZNINË

Vllaznia do të luajë pasditen e së shtunës ne ora 13:00 në stadiumin “Loro Boriçi” …