Wednesday , 17 January 2018

KALAJA: VLLAZNIA SHKON PËR TË MARRË PIKË NDAJ PARTIZANIT

Në dy ndeshjet e fundit të Vllaznisë mesfushori Arlind Kalaja ka qenë protagonsit teksa ka shënuar në të dy ato, si ndaj Tiranës për kupë ashtu edhe ndaj Kamzës për kampionat. Autori i këtyre dy golave në një prononcim për mediat ka thënë se ndihet mirë që ka shënuar sepse janë gola që do ta ndihmojnë atë të kthehet në formën e tij më të mirë.

Sakaq, i pyetur në lidhje me ndeshjen e rradhës, atë ndaj Partizanit dhe nëse do kishte dëshirë të shënonte sërish, Kalaja shprehet se e rëndësishme është që Vllaznia të marrë rezultat pozitiv.

Ndeshja Partizani- Vllaznia do të luhet të premten në orën 13.00 në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe është e fundit për vitin 2017. Kuqeblutë padyshim që do të tentojnë të marrin pikë për t’i bërë një mbyllje ashtu si duhet këtij viti.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL MESHKUJ, TË PREMTEN ORA 18.00 VLLAZNIA- TIRANA

Viti 2018 do të nisë me një sfidë shumë interesante e kampionatit të basketbollit, ajo …