Friday , 15 November 2019
Breaking News

KALIM I PALIGJSHËM I KUFIRIT, ARRESTOHEN 2 SHTETAS

Policia e Shkodrës ka parandaluar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit. Kështu, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikët falë një pune të mirëorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: P. Gj., 26 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Sipërme/Shkodër dhe S. G., 25 vjeç, banues në fshatin Dragoç/Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi në aksin rrugor Shkodër- Malësi e Madhe, me automjetin tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi P. Gj., në bashkëpunim me shtetasin S. G., po transportonin me qëllim dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, tre shtetasit e huaj të vendeve të treta, në drejtim të Malit të Zi e me pas në vendet e BE.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET 53-VJEÇARI NË SHKODËR

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë në familje, duke arrestuar në flagrancë …