KALIMI NE DUKAGJIN PERMES NJE KONTROLLI NGA POLICIA

Prej disa ditësh për të udhëtuar në drejtim të Dukagjinit, nga rruga e Prekalit duhet të ndalesh fillimisht nga policia. Një patrullë 24 orëshe është vendosur në këtë zonë ku bën ndalimin e çdo makine, në të cilin kontrollon dokumentacionin, mjetet e identifikimit të udhëtareve dhe çfarë transportohet në këto mjete. Një gjë e tillë vërehet edhe nga pamjet e filmuara këtë të hënë.

Sipas policisë, kontrollet e shtuara vijnë për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Megjithatë prezenca e policisë në këtë rrugë nuk është pritur mirë nga banorët që jetojnë në fshatrat e Dukagjinit. Ata e quajnë jo normale një veprim të tillë që kryhet sikur të ishin në pikë doganore.

Ndërkohë, banorët i druhen faktit se do të përballen me të tilla kontrolle çdo ditë dhe sipas tyre kjo gjë do të ndikojë negativisht për turizmin në këtë zonë, pasi një mjeti i kërkohet që të transportojë vetëm persona me të njëjtin mbiemër. Banorët apelojnë që të merren masa e të vihen mjete të transportit publik për Dukagjinin.

Lexoni dhe kete

KALLËZIMI NË SPAK NGA ALEANCA PËR TEATRIN

Regjisori Robert Budina pas dorëzimit të kallëzimit në SPAK ndaj Erion Veliajt, Ardi Veliut apo …