Breaking News

KAMIONÇINA PERPLAS PER VDEKJE KEMBESORIN

Një këmbësor mbeti i vdekur, pasi u përplas nga një automjet në rrugen e kombit. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së premtes prane fshatit Gziq të Mirditës, ndërsa viktima i cili është endacak ende nuk është identifikuar. Ai u përplas nga një kamionçine me drejtues shtetasin me iniciale E.B. 41-vjeç, banues në Fan, Mirditë.

Policia shoqërori në komisariat drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin i cili po merret në pyetje rreth ngjarjes, ndërkohë trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Rrëshenit dhe po punohet për identifikimin e tij. Nga të dhënat paraprake të policisë bëhet e ditur se shkak për aksidentin është bërë ndërprerja e menjëhershme e rrugës nga këmbësori i cili siç duket nuk e ka parë automjetin që po vinte me shpejtësi.

Lexoni dhe kete

VRASJA E DYFISHTE NE KURBIN, ARRESTOHET NJERI NGA BASHKEPUNETORET

Një nga tre përsonat e shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e dyfishtë të …