Wednesday , 29 September 2021

KAMIONËT ME MBETURINA ‘PARKOHEN’ PARA LANDFILLIT TË BUSHATIT

Automjetet e grumbullimit të mbeturinave në Shkodër qëndrojnë para dyerve të Landfillit të Bushatit, pasi ky Landfill nuk lejon të depozitohen mbetjet pa u nënshkruar kontrata me cmimin e ri prej 1600 lekësh.

Ndërsa në qytet firma vazhdon normalisht punen duke pastruar qytetin…

Në interesimin e TV Rozafa në lidhje me arsyet se pse Landifilli Bushat nuk pranon që të depozitohen mbetjen e Bashkisë së Shkodrës. Drejtori i Ndërkomunales Zadrima që administron Landfillin e Bushatit shprehet se firmat nuk kanë firmosur kontratat e reja.

Dhe se për shkak se ka qenë festa e vitit të ri nuk kanë dashur që qyteti të mos mbetet i pastruar dhe kanë lënë kohë deri me datën 4 janar 2021.

Nga ana tjetër nga Prefektura Shkodër nuk ka një reagim në lidhje me këtë cështje edhe pse në interesimin tonë është thënë se cështja do ndiqet në rrugë ligjore dhe jo mediatike.

Lexoni dhe kete

NIS PROÇESI MESIMOR NE 41 SHKOLLAT E LEZHES

8637 nxënës nisen këtë të hënë vitin e ri shkollor në Lezhë, nga të cilët …