Wednesday , 12 August 2020

KAMIONI PERPLAS CIKLOMOTORIN, HUMB JETEN 1 PERSON DHE PLAGOSET 1 TJETER

Një aksident me pasoja tragjike ndodhi paraditen e së shtunes në rrugën Laç-Milot, pranë fshatit Malbardhe të Kubinit. Një kamion i cili po lëvizte në drejtim të Laçit, aksidentoi një ciklomotor në të cilin po udhetonin një çift bashkëshortesh nga Miloti. Nga përplasja humbi jeten drejtuesi i ciklomotorit, 52-vjeçari Z. Hysa dhe është plagosur rëndë bashkëshortja e tij Sh. Hysa.

Kjo e fundit është dërguar me urgjence në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jeten si pasojë e plageve të marra në disa pjesë të trupit. Policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, ndërsa derejtuesi i kamionit që shkaktoi aksidentin shtetasi me iniciale A.Ll.,40 vjeç, është shoqëruar në komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Lexoni dhe kete

6 PERSONA ARRESTOHEN NGA POLICIA E SHKODRËS

6 persona kanë rënë në prangat e policisë Shkodër, pasi akuzohen se janë autorë të …