Wednesday , 22 August 2018

KAMPIONATET E MOSHAVE NISIN MË 2 SHTATOR

Në javën e parë të shtatorit do të nisin edhe kampionatet kombëtare në futboll për moshat. Saktësisht kampionatet për grupmoshat U-17 dhe U-19 do të nisin më 2 shtator dhe tashmë ekipet janë në pritje të mësimit të ekipeve kundërshtare Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që sivjet t’I nisë këto kampionate pak më herët sesa vitet e kaluara dhe në fakt, kjo është diçka shumë pozitive. Ekipet e Akademisë Vllaznia ka gati një muaj që kanë nisur përgatitjet dhe tashmë thuajse u kanë dhënë fund atyre duke menduar për nisjen e sezonit të ri.

Objektivi është I qartë për të bërë një tjetër sezon shumë të suksesshëm pas atij të kaluarit ku siç dihet 19 vjeçarët u shpallën kampionë të Shqipërisë ndërsa 17 vjeçarët nënkampionë. Sa I takon përbërjeve, natyrisht që këto ekipe kanë pësuar ndryshime për shkak të rritjes së moshës së lojtarëve ndërkohë që ka patur ndryshime edhe në stafin e ekipit U-17. Vendin e Nefail Zhejanit që e ka drejtuar sezonin e kaluaç dr, tashmë e ka zënë Brikeno Bizi. Ndërkohë tek ekipi U-19 trajner do të jetë përsëri Luan Zmijani.

Nisja e kampionatit kaq shpejt ka qenë diçka shumë pozitive për ekipin e të rinjve të Vllaznisë I cili siç dihet është duke u bërë gati për pjesmarrjen në Ligën e Kampioneve të Europës dhe zhvillimi I disa ndeshjeve në kampionat do t’I shërbejë stafit teknik për kolaudimin e ekipit përpara këtyre ndeshjeve shumë të rëndësishme. Ato janë kampionët në fuqi të Shqipërisë dhe do të tentojnë të bëjnë një paraqitje sa të mirë në këtë kompeticion.

Lexoni dhe kete

LIKA: VLLAZNIA PO NDËRTOHET, DUHET EDHE PAK KOHË

Java e parë e stërvitjes për Vllazninë është mbyllur dhe gjërat kanë shkuar përgjithësisht mirë. …