Wednesday , 25 November 2020

KAMPIONATI MË 9 SHTATOR, VLLAZNIA NË KOHË ME PËRGATITJET

Shumëkush mendon që Vllaznia është e vonuar në nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik dhe madje në media nuk mungojnë as deklaratat e ish- futbollistëve të njohur të kësaj skuadre të cilët e konsiderojnë të papranueshme një gjë të tillë. Por në fakt, duke e parë me qetësi situatën në futbollin shqiptar, me përjashtim të katër ekipeve që do të luajnë në Kupat e Europës, të tjerat ende nuk kanë marrë mundimin për të dalë në fushën e stërvitjes. Çka do të thotë se edhe Vllaznia është në të njëjtin hap me ta. Për më tepër që kampionati i ri sipas asaj çfarë po diskutohet, pritet të nisë më datë 9 shtator. Për këtë arsye, fakti që janë edhe nëntë javë në dispozicion të trajnerëve, është kohë mëse e mjaftueshme për ta bërë gati ekipin për sezonin e ri futbollistik.

Tek Vllaznia pikërisht për këtë duket se nuk janë duke u ngutur. Në ditët në vijim pritet të ketë një takim të të gjithë drejtuesve të klubit me ato të stafit teknik për të vënë piketat e sezonit të ri futbollistik. Pikërisht pas këtij takimi do të mësohen më pas edhe gjërat e tjera për atë se çfarë do të ndodhë me skuadrën e ardhshme. Trajneri Cungu nuk ka dashur të ngutet të dalë në stërvitje me një kontigjent të reduktuar futbollistësh por më parë kërkon të marrë garancitë financiare nga Bashkia për ndërtimin e skuadrës që ai dëshiron dhe më pas do të nisë punën. Natyrisht që edhe lajmet e fundit për ndonjë sponsorizim të mundshëm të deputetit Tom Doshit, kanë rikthyer besimin se gjërat tek Vllaznia do të ndryshojnë gradualisht. Megjithatë duhet parë deri në fund se çfarë do të ndodhë.

E rëndësishme është që të ndërtohet një skuadër që të mos i lërë tifozët me zemër në dorë siç ndodhi edhe në sezonin e fundit por pse jo të mos pretendojë për një vend në Kupat e Europës.

Lexoni dhe kete

BRDARIÇ: VLLAZNIA SYNON FITOREN EDHE ME TEUTËN

Festa e fitores ndaj Tiranës është lënë pas në kampin shkodran dhe të gjithë duken …