Wednesday , 25 July 2018

KAMPIONATI I BOKSIT SHTYHET PËR TË ENJTEN PASDITE

Kampionati kombëtar i boksit duhej të fillonte këtë të mërkurë por për shkak të numrit të vogël të sportistëve pjesmarrës, ai është reduktuar në dy ditë. Çka do të thotë se të enjten pasdite do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale ndërsa të premten do të zhvillohen finalet për të përcaktuar edhe ekipin më të mirë të këtij viti por edhe kampionët si individë. Pavarësisht kësaj shtyrje 24 orëshe, objektivi i ekipit të Vllaznisë sigurisht që nuk ka ndryshuar dhe ai do të jetë fitimi i titullit kampion. Boksierët e tij në seancën e fundit para nisjes së kampionatit, kanë patur një vizitë speciale nga kryebashkiakja e Shkodrës, zonja Voltana Ademi e cila u ka uruar suksese edhe në këtë kampionat dhe i ka quajtur këta sportistë krenaria e këtij qyteti.

Pasditja e së enjtes, konkretisht ora 17.00 do t’i gjejë të gjithë boksierët pjesmarrës të këtij kampionati në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” për të nisur duelet e shumëpritura që siç dihet, do të transmetohen drejtëpërdrejtë edhe nga televizioni Rozafa.

Lexoni dhe kete

PAS SMAJLAJT EDHE QERIMAJ LË VLLAZNINË PËR TIRANËN

Pas Kampionit të Europës në atletikë Izmir Smajlaj, një tjetër sportist cilësor I ka dhënë …