Sunday , 21 January 2018

KAMPIONATI I GJIMNASTIKËS RIKTHEHET PAS 7 VITESH NË SHKODËR

Pas shtatë vitesh në Shkodër rikthehet të zhvillohet një aktivitet në sportin e gjimnastikës. Paraditen e së shtunes në palestrën e shkollës “Edith Durham” është zhvilluar kampionati kombëtar për të gjitha grupmoshat me pjesmarrjen e të gjitha ekipeve sportive të vendit. Në një prononcim për mediat, presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës Leonard Lulaj ka shpjeguar edhe arsyet pse ky kampionat u bë në Shkodër dhe po ashtu ka deklaruar se po punohet për rikthimin e këtij sporti sërish në nivele të larta në këtë qytet.

Garat e zhvilluara në të gjitha disiplinat sportive të gjimnastikës, janë shoqëruar me një rivalitet të madh në mes sportistëve pjesmarrës por ajo që ra në sy ka qenë një dominim i vajzave gjimanste të ekipit të Vllaznisë me në krye trajnerin e mirënjohur Vladimir Limaj.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL, VLLAZNIA “E DORËZUAR” PËRBALLË TIRANËS

Vllaznia në basketboll për meshkuj e ka humbur ndeshjen me Tiranën të luajtur mbrëmjen e …