Wednesday , 18 September 2019

KAMPIONATI I BOKSIT STARTON MË 24 SHTATOR NË SHKODËR

Veprimtaria më e rëndësishme kombëtare e boksit, pikërisht kampionati I të rriturve, do të nisë pas dy javësh në Shkodër. Federata e këtij sporti e kishte programuar fillimisht për ta zhvilluar në javën e parë të tetorit megjithatë në fund është marrë vendimi për ta ofruar atë. Aktiviteti do të startojë pasditen e së hënës të datës 24 shtator në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe në program është për t’u zhvilluar për tre ditë me rradhë. Por kjo nuk është e përfunduar sepse gjithçka varet nga numri I sportistëve pjesmarrës. Nëse numri është I madh, atëherë kampionati do të zgjasë tre ditë, në rast të kundërt vetëm dy. Megjithatë kjo nuk ka shumë rëndësi sepse ajo që vlen më shumë do të jetë gara për titullin kampion.

Sa I takon rivalitetit, Vllaznia është përgatitur shumë seriozisht për të arritur objektivin që I ka vënë vetes: fitimin e titullit të 22-të kampion. Natyrisht që nuk do të jetë e lehtë sepse edhe ekipet e tjera kanë pretendimet e tyre. Më së shumti, rivalët kryesorë për shkodranët pritet të jenë boksierët e Tiranës dhe Teutës. Ajo që të bën përshtypje në formacionin e Vllaznisë është mungesa e disa boksierëve me përvojë por ato janë zëvendësuar me të tjerë të rinj që po stërviten me shumë dëshirë dhe premtojnë t’I japin suksesin e rradhës ekipit të tyre.

Trajneri Zef Gjoni dhe stafi I tij kanë nisur prej kohësh përgatitjet për këtë kampionat. Fillimisht me një stërvitje dyjavore në Velipojë, pastaj në Zogaj ndërsa ditët e fundit në palestër duke I dhënë dorën e fundit përgatitjeve për kampionat.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FIRMOS ME RAKAJN E MEMÇAJN

Vllaznia e basketbollit të meshkujve nuk është përqendendruar vetëm tek blerja e lojtarëve të huaj …