Wednesday , 11 December 2019

Kampionati i futsalles, Vllaznia- Tirana 6-6

Vllaznia në minifutboll ka qenë e pafat në ndeshjen e javës së shtatë të kampionatit dhe të parën të luajtur prej saj në Shkodër, teksa në ndeshjen ndaj Tiranës udhëhiqte rezultatin në 6-4 por disa gabime të vogla të lojtarëve të saj në fund, I kanë dhënë mundësinë bardhebluve t’I barazojnë shifrat në 6-6. Ndeshja e zhvilluar pasditen e së dielës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ka dhuruar emocione. Vendasit e kanë nisur mjaft mirë ndeshje duke e çuar rezultatin deri në 4-0 me dy gola të shënuar nga Eder Meta dhe nga një gol nga Erjon Mandi dhe Shpëtim Çela. Por në fundin e pjesës së parë Tirana do shënonte dy gola dhe kjo pjesë do mbyllej me rezultatin 4-2. Edhe në të dytën vendasit e ruajtën avantazhin duke shënuar edhe dy gola të tjerë me anë të Besmir Alibalit dhe Besfort Gjoklajt duke I çuar shifrat në 6-4 duke e menduar ndoshta të kryer punën e fitores por Tirana nuk dorëzohet dhe në dy minutat e fundit ka arritur të shënojë dy gola duke barazuar shifrat.

Një barazim që e lë Vllazninë sërish në vendin e pestë por kuptohet që pretendimet janë për të qenë medomoes në katër ekipet më të mira. Duke folur në lidhje me ndeshjen e fundit me Tiranën, trajneri I ekipit shkodran Ardit Behari ndalet tek problemi I mungesës së një fushe stërvitje, çka ka ndikuar në gjendjen fizike të lojtarëve.

Ndeshja e minifutbollit Vllaznia- Tirana eshte rregjistruar dhe transmetuar e plote mbremjen e se dieles ne ekranin e televizionit Rozafa, television ky qe po tregon se eshte gjithmone prane sportit dhe ndihmonen ne promovimin e sporteve te reja siç eshte edhe minifutbolli.

Lexoni dhe kete

BASHKIMI PRIZRENIT MUND VLLAZNINË NË MIQËSORE

Fundi i vitit po shoqërohet me disa aktivitete përmbyllëse për 100 vjetorin e krijimit të …