KAMPIONATI I SHAHUT NE BASHKINE SHKODER

Tradicionalisht pranë klubit Vllaznia ka funksionuar ekipi i shahut për meshkuj dhe femra, të cilët kanë arritur rezultate sportive shumë të mira në vite, duke u shpallur disa prej tyre edhe Kampion Kombëtar. Për këtë, Bashkia Shkodër ka nisur këtë të hënë kampionatin e shahut. Një kampionat që u zhvillua në biblotekën “Marin Barleti” të qytetit të Shkodrës dhe merrnin pjesë të rinj të ketij qyteti. Por, për kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi ky aktivitet përfshin të gjithë ato që luajnë shah, pavarësisht moshes.

Sporti i shahut ndikon në krijimin e besimit në vetvete, rritjen e kujtesës e të menduarit, rritjen e përqëndrimit dhe të përmirësimit të rezultateve në mësime tek fëmijët dhe të rinjtë.

Lexoni dhe kete

ISMAIL MUÇEJ, NJE JETE NE SHERBIM TE DIJES

Një aktivitet kushtuar Ismail Muçej është zhvilluar pasditën e së dielës në qytetin e Shkodrës. …