Sunday , 17 December 2017
Breaking News

KAMPIONATI U-17/ VLLAZNIA- INTERNACIONAL, SFIDA INTERESANTE

Përveç Vllaznisë së të rriturve, edhe ekipet e Akademisë Vllaznia do të jenë në fushën e lojës ditën e shtunë. Ato do të zhvillojnë ndeshjet e rradhës për kampionat pikërisht ndaj ekipeve respektive të Internacionalit. Këto takime janë të vlefshme për javën e 10-të të kampionateve dhe ishin planifikuar për t’u luajtur fundjavën që shkoi por u shtynë nga Federata Shqiptare e Futbollit për shkak të situatës atmosferike në vendin tonë. Sidomos ndeshja e 17 vjeçarëve në mes këtyre dy ekipeve pritet me shumë interes. Si Vllaznia që drejtohet nga trajneri Nefail Zhejani ashtu edhe Internacional që ka në pankinë shkodranin Elvis Plori, vijnë në këtë ndeshje me pikë të barabarta nga 22 dhe ndajnë vendin e parë dhe të dytë në renditje.

Padyshim që fitorja në këtë ndeshje do t’i japë kryesimin e renditjes dhe me shumë mundësi edhe titullin simbolik “kampion i dimrit”. Vllaznia U-17 në fakt ka bërë një hap të gabuar javën e kaluar kur humbi në Shkodër me rezultatin 0-1 ndaj Kukësit por gjithsesi ky ekipe ka treguar një performancë shumë të mirë në kampionat deri më tani dhe ka shumë besim se mund t’ia dalë të fitojë edhe ndaj Internacionalit të shtunën. Sakaq në ndeshjen e 19 vjeçarëve pritet të mos ketë shumë histori sepse miqtë nga kryeqyteti kanë një ekip më të dobët por gjithsesi futbollit nuk i dihet. Vllaznia që drejtohet nga trajneri Luan Zmijani ka bërë disa paraqitje jo të mira në këtë kampionat megjithatë përbërja që ka dhe stërvitja që zhvillon ky ekip, janë tregues i një kthese të mundshme dhe shumë shpejt, ai do të ngjitet në vendin që i takon.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL, VLLAZNIA MUNDET EDHE NË KAMËZ

Pavarësisht deklaratave të trajnerit Gjeçaj se Vllaznia do të kishte objektiv fitoren e dy ndeshjeve …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin