KANALI VADITES NE POSTRRIBE NE THATESIRE

Fshatrat Boks, Dragoç dhe Kullaj të Njësisë Adminstrative Postrribë në Bashkinë Shkodër vuajnë prej disa kohësh mungesën e ujit në kanalin vaditës kryesor të kësaj njësise. Janë vetë banorët e zonës që e denoncojnë një fakt të tillë në Tv Rozafa dhe nuk marrin asnjë zgjidhje pavarësisht ankesave të shumta. Kanali kryesor i kësaj zone është mbushur me mbetje të ndryshme. Një fakt i tillë krijon probleme të mëdha për tokat bujqësore të banorëve të zonës.

Të ardhurat kryesore për familjet e kësaj njësie vijnë nga këto toka bujqësore dhe nëse uji do të mungojë në kanalin vaditës, atëherë këto të ardhura do të shkojnë dëm, duke shkaktuar probleme ekonomike për qindra familje të kësaj njësie administrative të Bashkisë Shkodër.

 

Lexoni dhe kete

RAPORTI, BASHKIA SHKODER SHKEL LIGJIN PER INFORMIM

Shoqata “Intelektualët e rinj, Shpresë” e cila që nga muaji Maj 2016 është angazhuar plotësisht …