Wednesday , 20 June 2018

KANCERI I GJIRIT, SEMUNDJA QE PREK MILIONA NJEREZ

Ne kuader te Dites Nderkombetare Kunder Kancerit te Gjirit, qe shenohet me daten 4 Shkurt, Nisma Vullnetare Studentore  Shkoder ne bashkepunim me fakultetin e shkencave te natyres organizuan seminarin  e hapur me teme “Lufta kunder kancerit, kauze e perbashket.” Takimi u organizua ne ambjentet e biblotekes universitare. E ftuar ishte edhe specialistja prane DSHP Shkoder, Irena Shestani, qe tha se me shume se 30% e vdekjeve nga kanceri i gjirit mund te parandalohen.

Ndersa, onkologia Daniela Bega u shpreh se semundja e kancerit eshte shume e rende, ku cdo vit ne bote rregjistrohen 14 mln raste te reja dhe eshte shkaktare e 8.2 mln vdekjeve ne te gjithe boten.

Ndersa, mjekja Manjola Shpori, e prekur nga kanceri i gjirit, tregoi forcen qe i eshte dashur per te perballuar kete semundje dhe beri apel per te mos nenvleresuar asnje shenje ne trup.

Ne kete takim merrnin pjese pedagog dhe student te fakultetit te shkencave te natyres ne universitetin e Shkodres.

Lexoni dhe kete

SIGURIA NE ZONAT TURISTIKE GJATE SEZONIT TE VERES

Për të menaxhuar sigurinë në zonat turistike, Policia e Shkodrës ka angazhuar 131 punonjës policie …