KANOSI ME ARME ZJARRI NJE PERSON, PRANGOSET 35-VJEÇARI

Një 35-vjeçar në Mirditë është vënë në prangat e policisë pasi ka kanosur me armë një shtetas, duke e kërcënuar se do ta vriste. Sipas bluve Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas njoftimit të marrë se në Rrëshen, Mirditë, kishte konflikt mes dy shtetasve, ku një prej tyre kishte dhe armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kontatuan se:

shtetasi E. Sh., pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me shtetasin V. P., i kishte thyer xhamin e makinës këtij shtetasi dhe po e kërcënonte me armë zjarri për ta vrarë. Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi E. Sh. është larguar me shpejtësi, por nuk ka mundur dot të largohet pasi është kapur pas disa minutash ndjekjeje nga shërbimet e Policisë Mirditë.

Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën armën e zjarrit pistoletë me të cilën ky shtetas kishte kanosur për vrasje shtetasin V. P. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit E. Sh., 35 vjeç, banues në Nderfane, Mirditë, për veprat penale në ngarkim të tij “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shkatërrim prone”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI PER KRIMET MJEDISORE NE LEZHE

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit …