Sunday , 29 November 2020

KANOSTE FAMILJARET, PRANGOSET 21-VJEÇARI NE KURBIN

Shërbimet e Policisë Kurbin dhe forca e posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë, pasi kanë marrë njoftimin se në Laç, një person po ushtronte dhunë mbi familjarët dhe po i kanoste ata me thikë, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda.

Falë ndërhyrjes profesionale nga specialistët për Hetimin e Krimeve është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. L., 21 vjeç, banues në Kurbin dhe sekuestrimi i thikës me të cilën ai kanoste familjarët.

21-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për shoqërim, por i ka kundërshtuar ata dhe ka shkatërruar orenditë shtëpiake.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Dhuna në familje “,”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta “,”Kundërshtimi i punonjësit të Policisë ” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Lexoni dhe kete

AKSIDENT I RËNDË NË PUKË, HUMB JETËN DREJTORI I INSPEKTORIATIT TË MBROJTJES SË PYJEVE NË SHKODËR, MARK NDOU

Një aksident tragjik është regjistruar në Iballë të Pukës. Është ndarë nga jeta Mark Ndou …